TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin “On time”, duke arrestuar në flagrancë 18-vjeçarin Q. M. nga fshati Mazhë e Madhe, i cili qëlloi me armë zjarri drejt banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Gjatë kontrollit, u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë dhe municion luftarak.
I riu, i njohur me precedentë penalë, akuzohet për kanosje të komshiut dhe familjarëve të tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.