TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rreth një ore, ka përfunduar protesta e banorëve të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth, që kërkojnë hyrje-dalje në rrugën e re Thumanë-Kashar.
Banorët kanë arritur të mbajnë të bllokuar qarkullimin e mjeteve për 30 minuta, kohë kur policia ka ndërhyrë duke larguar qytetarët nga rruga.
Po ashtu ka pasur përplasje mes forcave të rendit dhe qytetarëve, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
“Ishin krijuar rradhë kilometrike automjetesh. Është ndër protestat me numrin më të lartë të të rinjve që kanë dalë në një protestë. Banorët po kërkojnë akses në aksin e ri rrugor, ndërsa i duhet të bëjnë 23 km rrugë, për të gjetur hyrje daljen, ndërkohë që rruga është 21 km”, tha gazetari Stafa.
Policë me skafandra kanë ndërhyrë dhunshëm për të liruar rrugën, ndërsa sipas gazetarit ka pasur në të paktën 1 rast, kur një qytetar është gjakosur, pasi policia ndërhyri dhunshëm.