TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe këtë të enjte banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë mbledhur sërish në protestë, ku kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.
Sot ata po protestojnë te ish-rreth rrotullimi Thumanë, ndërsa në zonë shihen forca të shumta sigurie të cilët gjenden aty për të siguruar rendin dhe qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Kujtojmë se në protestat e shkuara ka patur përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundit kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë.