TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn në azilin ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm, janë ndaluar.
2 punonjëset e azilit janë ndaluar nga policia. Mësohet se 78-vjeçari Zyhdi Shehu pas sherrit për krevatin, ka goditur disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Sakaq, pas alarmit që dhanë stafi i këtij azili, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Të dy të moshuarit vuanin nga skleroza.