TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe dinamikën e krimit. Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në azilin “Duaje jetën” në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.
I moshuari rrahu për vdekje një tjetër të moshuar pas një konflikti të çastit. Mësohet se autori Zyhdi Shehu vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe nuk është në dijeni se 82-vjeçari Virxhil Vesho ka ndërruar jetë.
Sipas asaj që raportohet grupi hetimor e ka pasur të vështirë t’i marrë një dëshmi apo deklarim për shkak se është i sëmurë. E vetmja fjali që ka thënë ishte “i thoni atij djalit të mos futet më te dhoma ime”, duke iu referuar viktimës, i cili ishte shtrirë në krevatin e autorit para se ky i fundit ta godiste me bastun.