AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 17:45

E rëndë në Vlorë! I moshuari italian hidhet nga kati i nëntë i banesës

E rëndë në Vlorë! I moshuari italian hidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një 87-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Viktima është shtetas italian dhe dyshohet se e ka kryer veprimin në gjendje të rënduar psikologjike.

“Sot, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.