TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 59-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë pasi dyshohet se ka hedhur mbetje, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe ajrit në afërsi të Stacionit Elektrik.
Policia e Tiranës, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ka identifikuar shtetasin N. H., 59 vjeç, banues në Selitë.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 nisën procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe ajrit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.