AKTUALITET, 8 Gusht 2024, 17:02

Kërkohej për vrasjen e ndodhur në 2014, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari

Kërkohej për vrasjen e ndodhur në 2014, arrestohet pas 14 vitesh

Një shqiptar, i dyshuar si i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë u arrestua nga policia. Shqiptari u kap në aeroportin e Roterdamit, ndërsa u ekstradua drejt Gjermanisë, atje ki kishte një urdhër ndërkombëtar arresti. Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në 2010, kohë kur anash një autostrade në Leverkusen, u gjet trupi i pajetë i një italiani, në atë kohë 43 vjeç.

Shqiptari mësohet se është përfshirë në vdekjen e dhunshme të viktimës, ndërsa ka bashkëpunuar me një tjetër person, 54-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por tashmë kishte vdekur. Fillimisht krimi nuk mund të zbardhej, por në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen.

Gjurmët janë riekzaminuar duke përdorur teknologjinë e re të mjekësisë ligjore. Gjurmët gjenetike të zbuluara në trup kanë çuar drejt shqiptarit dhe burrit që ka ndërruar jetë, tha policia. I vdekuri me tatuazh të dukshëm u zbulua në janar 2010 dhe u identifikua shpejt. 43-vjeçari italian jetonte vetëm në një apartament në Këln që nga nëntori i vitit 2009. Sipas informacioneve të asaj kohe, ai me siguri është rrahur për vdekje. Policia dhe prokuroria publike thanë në atë kohë se trupi ishte në një qese plehrash blu, nga këmbët deri në bel. Sipas policisë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe sfondin e vrasjes.

“Rastet e ftohta” janë krime që mbeten të pazgjidhura për një kohë të gjatë.