TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati në Tiranë, në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi", në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën "Idriz Dollaku" në lagjen "Ali Demi", ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.