AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 19:27

"Lëpirëse e Ramës"/ Malltezi sherr me Florenc Hoxhën, drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës

"Lëpirëse e Ramës"/ Malltezi sherr me Florenc

Lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, ka shkaktuar krisje edhe mes demokratëve në përgjithësi që mbështesin kampe të ndryshme.

Një sherr ka ndodhur mes Jamarbër Malltezit dhe ish-kreut të policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. 

Sherri në rrjetet sociale: 

Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit.

Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën e majme dhe kush e ka shpikur.

Abi Malltezi: Kunati besoj? 

Florenc Hoxha: Thuaj një herë të vërtetën, në mos po ta them unë.

Abi Malltezi: Kunati dhe lepirësit si ty besoj. Kaq. Lëpirëse të Ramës jeni bo...

Florenc Hoxha: Mendoje mirë kur më thua mua lëpirës së mund të vijë keq kur të fillojë dhe të shkruaj dhe të bëj publike ndonjë sms në bbm.
Sa për lëpires i Ramës je ti se gjatë këtyre viteve nuk ta kanë terrorizuar familjen ty po mua Rama, po mati mirë fjalët kur më thua mua lëpirës i Ramës.

"Lëpirëse e Ramës"/ Malltezi sherr me Florenc