AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 17:25

Kush duhet të jetë kryetar i PD?/ Mbi 20 mijë vota në TPZ, rezultat dramatik për Bashën! Përveç Berishës, e mund edhe "njeriu imagjinar"

Kush duhet të jetë kryetar i PD?/ Mbi 20 mijë vota në TPZ,

"Kush duhet të jetë kryetar i Partisë Demokratike?". Kjo është pyetja në sondazhin që TPZ.al ka hapur fiks një muaj më parë, në 7 nëntor 2021. 

Alternativat në sondazh, janë "Sali Berisha", "Lulzim Basha" dhe "Dikush tjetër". 

Sondazhi ka marrë mbi 20 mijë vota në faqen tonë dhe rezultati është si mëposhtë: 

Sali Berisha - 60% të votave. 

Lulzim Basha - 14% të votave. 

Dikush tjetër - 26% të votave. 

Rezultati është vërtet dramatik për kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka marrë vetëm 14% të votave. Ndërkohë opsioni "Dikush tjetër" ka 26% të votave, që do të thotë se Lulzim Bashën e ka mundur edhe "njeriu imagjinar". 

Sali Berisha është më i preferuari për të drejtuar PD-në, në këtë sondazh, me 60% të votave. 

Poll