AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 15:59

‘Nuk shkoj në asnjë Kuvend’/ Basha ka dy fjalë për deputetin Tomorr Alizoti!

‘Nuk shkoj në asnjë Kuvend’/ Basha ka dy fjalë
Foto ilustrim: Tomorr Alizoti dhe Lulzim Basha

Kryetari ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për News 24, ku është pyetur për deklaratën e Tomorr Alizotit, që ka thënë se nuk do të marrë pjesë në asnjërin prej Kuvendeve që do të zhvillohen. 

Basha ka thënë se "politika është angazhim", duke "i tërhequr veshin" deputetit, që ka vendosur të mos jetë prezent as në Kuvendin e tij të datës 18 dhe as në Kuvendin e thirrur nga delegatët legjitim të PD-së dhe nga Sali Berisha. 

Pyetje: Megjithatë ka nga ata anëtarë po deputetë të Partisë Demokratike siç është rasti i deputetit Tomor Alizoti i cili nuk preferon të shkojë në asnjë Kuvend, as në datën 18 dhe as në datën 11. Për këtë kategori a ka një mesazh nga ana juaj?

Lulzim Basha: Angazhimi politik është angazhim, unë nuk dua të merrem me emra të përveçëm, por angazhimi nuk është vetëm privilegj. Në fakt jo vetëm në Shqipëri, por kudo angazhimi politik sjell mbi të gjitha sakrificë.

Sigurisht nëse e shikon politikën si një mjet për t’i shërbyer njerëzve dhe jo për t’i shërbyer vetes. Kështu që, kushdo që futet apo merr një angazhim aktiv në politikë, duhet ta ketë të qartë se çdo ditë dhe çdo orë e jetës së tij apo të saj deri në fund të këtij angazhimi duhet të jetë në shërbim të njerëzve të cilëve ju ka kërkuar besimin dhe që presim prej atij apo prej asaj ta kthejë në një të mirë publike qoftë kjo në qeverisje apo në opozitë, sipas detyrave që secila palë ka në demokraci.