AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 15:32

Çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit?/ Basha: Jemi përgatitur për çdo situatë, kemi mobilizuar të gjitha energjitë për përballje…

Çfarë do të ndodhë pas 11 dhjetorit?/ Basha: Jemi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë për News 24, tha me bindje se ai dhe PD janë të përgatitur për çdo situatë apo skenar që mund të ndodhë për shkak të mbajtjes së dy kuvendeve të PD, njëra e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe një e thirrur prej kryetarit Lulzim Basha më 18 dhjetor.

Lulzim Basha: E para e punës, nuk ka 2, por ka një kuvend dhe ai është më 18 dhjetor, është kuvendi i Partisë Demokratike. Ngjarjet e tjera janë pa diskutim, zhvillime të cilat kanë rrjedhur nga shpallja non-grata e zotit Berisha dhe për këtë qëndrimet Amerikane janë të qarta. Iluzioni se këto janë qëndrime të personalizuara, me të cilin ushqen zoti Berisha disa njerëz apo mbështetës të tij, pra i keqpërdor në këtë mënyrë, ka përgjigje dhe besoj edhe vetë vizita e zotit Escobar është në këtë aspekt një tjetër sinjal i qartë që këtu nuk bëhet fjalë për qëndrime personale. Por ne duhet ta tejkalojmë këtë, ne nuk mund të mbetemi peng i një debati të stisur për hallet personale të Sali Berishës. Detyra e Partisë Demokratike, është ti prijë shqiptarëve në përballje me rrëgjimin. Detyra e Partisë Demokratike është të pastrojë politikën nga krimi, të dënojë autorët e masakrës zgjedhore, të afrojë një orë e më parë ditën kur shqiptarët ti rikthehen kutive të votimit, për të zgjedhur një parlament dhe një qeveri që iu përket atyre dhe iu shërben atyre.

Pyetje: Zoti Basha pas datës 11 dhjetor…. Zoti Basha përveç datës 11 …….

Lulzim Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është ti shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike. Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.

Poll