TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë ka anuluar lirimin me kusht për Lulzim Berishën.
Lajmi u konfirmua nga avokati Detar Hysi i cili paralajmëroi ankimimin e vendimit.“Do të ndërmarr hapa ligjorë kundër vendimit”, tha avokati.
Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit Durrës.
Sëfundmi, Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut.Më 8 dhjetor 2020, Lulzim Berisha reagoi për News24 nga arratia për akuzat nga SPAK për atentatet ndaj Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt të 15 viteve më parë.
Në mesazhin e tij Lul Berisha thoshte se është i hapur për drejtësinë, por s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale.
Ai e cilëson të gjithë këtë si një sulm për qëllime politike dhe se e sfidon SPAK që t’i vendosë përpara prova e fakte që e implikojnë në këtë ngjarje.