TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreht sot në një intervistë për News 24 ,se ai nuk ka përse të jap dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike ,pse Sali Berisha është shpallur "non grata".
Pyetjes nëse e ka menduar në një moment dorëheqjen për situatën ku ndodhet PD, Basha iu përgjigj:
“Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre.
Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar”, u shpreh kryedemokrati .
Pyetja: Nga gjithë kjo situatën dhe gjithçka keni përjetuar, zoti Basha e keni menduar ndonjë çast dorëheqjen?
Lulzim Basha: Sepse është shpallur Sali Berisha?
Pyetja: Flas në të gjithë këtë situatë apo momente…
Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ndarjen e politikës nga krimi, për dhënien në fund të kulturës së pa ndëshkueshmërisë dhe për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
Përkundrazi jam më i motivuar se kurrë në veçanti tani që shoh interesa që përputhen të një grushti njerëzish të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm që ta mbajnë Shqipërinë plaçkë të interesave të tyre.
Nuk mund të jetë Shqipëria plaçkë e interesave të aktorëve, të dy tre aktorëve të tranzicionit 30-vjeçar.