AKTUALITET, 7 Dhjetor 2021, 17:33

Këshilltari i Presidentit arsyeton qëndrimin për “30 qershorin”: Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese në të njëjtën linjë

Këshilltari i Presidentit arsyeton qëndrimin për “30

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj ka argumentuar se qëndrimin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në një dalje për mediat, ai tha se opinioni i Venecias ishte i paraprogramuar, ndërsa u shpreh se Gjykata Kushtetuese dhe qeveria ishin në një linjë arsyetimi.

“Kjo mënyrë e operimit të Gjykatës Kushtetuese na krijon bindjen se ajo e kishte marrë vendimin që ta shpallte veten jo kompetente që në 23 qershor 2021 dhe dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias ishte vetëm një taktike e gjykatës që përmes procedurave ta shtynte në kohë vendimmarrjen e saj me qëllim për të krijuar një justifikim përballë publikut.

Sesa kjo mënyre e gjykatës ju përshtat kërkesave të qeverisë kjo nuk ka nevojë për komente, mjafton të lexoni vendimin e gjykatës dhe do kuptoni se Gjykata Kushtetuese dhe qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi.

Sesa qeveria përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Venecias ka mundur  të ndikoje në orientimin e përgjigjes kjo nënkuptohet sepse qeveria është e përfaqësuar nga të emëruarit e saj.

Opinioni i komisionit të Venecias ishte i paraprogramuar dhe kjo për shkak të natyrës që i dhanë një mandat po aq të kufizuar komisionit të Venecias. Formalisht duhet thënë se Komisioni i Venecias i kujtoi gjykatës se nuk mund të zëvendëseje institucionet dhe se vetëm gjykata kushtetuese ka tagrin të vendosë, duke i rikujtuar përgjegjësinë që ka për tu shprehur me një shprehje kaq të madhe”, u shpreh Dervishaj.