AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 21:55

Pas SHBA dhe BE, prezenca e OSBE uron Bajram Begajn për zgjedhjen si President: Presim me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm

Pas SHBA dhe BE, prezenca e OSBE uron Bajram Begajn për zgjedhjen si

Pas ambasadës së SHBA dhe asaj të BE, Bajram Begajn e ka uruar edhe Prezenca e OSBE në vendin tonë.

OSBE shpreh përgëzime për zgjedhjen e Begajt në postin më të lartë të shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Në reagim thuhet se Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm.

“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, thuhet në reagim.

Bajram Begaj mori 78 vota, nga të cilat 74 llogaritet të jenë të socialistëve, 3 të partisë Socialdemokrate, dhe një votë në favor mendohet të ketë kaluar nga 6 deputetët e opozitës (3 të LSI-së dhe 3 të PDIU-së) që morën pjesë në votim. 1 votë tjetër ishte abstenim dhe 4 kundër. LSI nga ana e saj kishte deklaruar para nisjes së seancës se do të votonte kundër, ndërsa pjesa tjetër e opozitës nuk u përfshi në votim.