AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 18:20

Presidenti i ri/ Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn është kundër, nuk kam asgjë me të, por…

Presidenti i ri/ Kryemadhi: Vota e LSI-së për Bajram Begajn

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar votën kundër Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i vendit.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së seancës parlamentare, Kryemadhi deklaroi se procesi dueht të ishte konsensual, kushtetues dhe që përfaqësonte vullnetin e palëve politike.

“Procesi duhet të ishte konsensual, kushtetues, përfshirës dhe të përfaqësonte vullnetin e të gjitha palëve politike, por edhe të shqiptarëve. Nuk flasim për individin, jemi mësuar t’i bëjmë pis individët. Vota e LSI është votë kundër. Nuk kam rezervë për asnjë person, por për diktaturën që po instalon Edi Rama”, tha Kryemadhi.

Poll