TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur seanca parlamentare për votimin e kandidaturës së Bajram Begajt për President të Shqipërisë.
Begaj u propozua një ditë më parë nga Grupi Parlamentar i PS për të qenë në postin e Kreut të Shtetit.
Kujtojmë që sot gjatë pasdites, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.