AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 20:49

Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Fierzë-Komanit

Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Fierzë-Komanit

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë. Trupi i përket një shtetaseje me inicialet Z. G., 78 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.