AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 20:56

“Fuqi të madhe përçarëse paske pasur”/ Astrit Patozi për votimin e Bajram Begajt: Kishim një President dhe pesë opozita

“Fuqi të madhe përçarëse paske pasur”/ Astrit

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për zgjedhjen e Presidentit të ri, Bajram Begajt.

Me anë të një postimi në Facebook, Patozi ka ironizuar qëndrimin e opozitës. Ai shkruan se në Parlament, sot kishim një President dhe pesë opozita.

Patozi i referohet opozitave duke u nisur nga votimet, për të cilat shkruan se një votoi pro, një kundër dhe një abstenim, ndërsa dy opozitat më të mëdha, nuk votuan fare.

Postimi i Astrit Patozit në Facebook:

NJË PRESIDENT DHE 5 OPOZITA. Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita. Një që ishte kundër, një që abstenoi dhe tjetra që votoi pro Bajram Begës.  Dhe pastaj dy më të mëdhatë të cilat nuk votuan fare, por njëra që mosvajtjen në parlament nuk pranoi ta quante bojkot, kurse tjetra që braktisjen e sallës e konsideroi mbrojtje të kushtetutës nga junta ushtarake.

Fuqi të madhe përçarëse paske patur, o President i zgjedhur!