AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 20:46

Punonjësit e Jumbo festojnë 1 Qershorin në SOS Fshatrat e Fëmijëve

Punonjësit e Jumbo festojnë 1 Qershorin në SOS Fshatrat e

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, punonjësit e Jumbo vizituan SOS Fshatrat e Fëmijëve në Tiranë dhe u argëtuan bashkë me të vegjlit. Bashkëpunimi filloi që vitin e kaluar, kur Jumbo festonte 10-vjetorin e aktivitetit në vendin tonë dhe u zotua të siguronte të gjitha produktet e nevojshme për 10 fëmijë gjatë një viti.

Blerina Bllaca falenderoi në emër të SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri dhe vlerësoi angazhimin afatgjatë të Jumbo për të garantuar një rritje sa më të shëndetshme të fëmijëve.

Punonjësit u shpërndanë dhurata fëmijëve dhe për disa orë u bënë pjesë e familjes së madhe. Ani Xhetani, Drejtori i Marketingut të Jumbo, shpreh mendimin e grupit të punonjësve kur thotë se “vizitat pranë fëmijëve janë emocionuese dhe ne i kthemi kthyer në traditë. Dëshirojmë që fëmijët të ndiejnë atmosferën familjare dhe të kuptojnë se ne jemi pranë tyre”.

JUMBO i ka fëmijët në qendër të angazhimit social dhe ka formuar partneritet me disa organizata që kujdesen për t’u krijuar kushte të përshtatshme edukimi dhe rritjeje grupmoshave të caktuara.

Punonjësit e Jumbo festojnë 1 Qershorin në SOS Fshatrat e

Punonjësit e Jumbo festojnë 1 Qershorin në SOS Fshatrat e

Punonjësit e Jumbo festojnë 1 Qershorin në SOS Fshatrat e