AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 19:30

Bajram Begaj Kreu i ri i Shtetit, vjen reagimi i parë i Ramës: Shqipëria ka një President normal

Bajram Begaj Kreu i ri i Shtetit, vjen reagimi i parë i Ramës:

Menjëherë sapo Parlamenti votoi Barjam Begajn si President të ri të Shqipërisë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në një komunikim me gazetarët, Rama u shpreh se u arrit objektivi dhe se tashmë Shqipëria ka një President normal.

Rama nuk komentoi votat, po tha se rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një prove, që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten.

Edi Rama: Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin që kishim që në krye të herës, të gjitha reagimet flasin për këtë. Përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike flas përtej kësaj. Që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një President normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit dhe humanizmit dhe përkushtimit për vendit dhe njerëzit. Rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një prove, që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten.