TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas zgjedhjes në postin e Presidentit, ka ardhur reagimi i parë nga Kosova për Bajram Begajn.
Presidentja Vjosa Osmani, me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Begajn, për raportet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së.
Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës pasditen e sotme ku deputetët e votuan me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.