AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 20:32

Vjen reagimi i parë nga BE për Presidentin e ri, Borrell: Mezi presim të punojmë së bashku

Vjen reagimi i parë nga BE për Presidentin e ri, Borrell: Mezi presim

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Në një postim në “Twitter”, Borrell shkruan se mezi pret që të punojë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropian.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE -Shqipëri , si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan Borell.