TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka uruar Kreun e ri të Shtetit shqiptar, Barjam Begaj, i cili sot u votua në Parlament.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan: “Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”
Kujtojmë që Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Disa orë para procesit, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin nga Stambolli që i hapte rrugë votimit të Bajram Begajt në Parlament.