AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 18:47

“Meta shkeli Kushtetutën”- Balla i përgjigjet Berishës

“Meta shkeli Kushtetutën”- Balla i përgjigjet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se sot Presidenti Meta shkeli kushtetutën pasi firmosi jashtë Shqipërisë dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt. 

Sipas Ballës, i gjithë procesi është kushtetues, duke theksuar se eshte ceshtje e Berishes nese kerkon qe te shohe Ilir Meten ne Gjykate Kushtetuese.

“Të thuash që kjo çështje, ose të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por turke është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë.

Procesi është kushtetues, e drejta për tu zgjedhur i garantohet gjithkujt. Kuvendi ka pritur procedurën e nisur nga Ministria e Mbrojtjes, Kryeministri dhe më pas nga presidenti. Nëse Berisha është i kënaqur nga Meta dhe kërkon do të shohë Metën në Gjykatë Kushtetuese le ta provojë është çështje e tij”.

Më tej Balla tha se Bajram Begaj do të jetë një President konsensual.

Poll