TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku kanën reaguar pas vendimit të Këshilli Kombëtar të PD-së zyrtare për zgjedhjet për kryetarin e Partisë në 29 korrik.
Të pyetur nëse është arritur kuorumi kur nga 453 anëtarë morën pjesë vetëm 174, ata thanë se këtë e ka vendosur Sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore në parti.
“Çdo anëtar i këshillit kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.
E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.