AKTUALITET, 3 Mars 2022, 17:38

Pas përfundimit të mandatit si ambasador i BE-së, Luigi Soreca merr detyrën e re

Pas përfundimit të mandatit si ambasador i BE-së, Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca do të marrë një detyrë të re në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, pas emërimit të tij nga Josep Borrell.

Lajmi konfirmohet nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Soreca do t’i bashkohet ekipit të përfaqësuesit të lartë të Komisionit Evropian Josep Borrell në Bruksel që nga 1 prilli 2022.

Pozicioni i ri vjen në përfundim të mandatit të tij si ambasador i BE-së në Shqipëri, detyrë që e mori në shtator të vitit 2018.

Gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016, Ambasadori Soreca shërbeu edhe si i Dërguar i Posaçëm i Komisionit Evropian në Itali për nisjen e procesit të zhvendosjes së refugjatëve.