TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e djeshme, AMA i ka "tërhequr vëmendjen" emisionit "Të Paekspozuarit" dhe televizionit MCN TV, për shkak se në një debat televiziv, ishte i ftuar edhe Olsi Jazexhi, i cili ndryshe nga panelistët e tjerë mendonte se agresioni i Putin në Ukrainë është një përpjekje "për të vendosur demokracinë".
Sipas AMA, qëndrimet e Jazexhi ishin "të papërshtatshme dhe që nuk i përgjigjen zhvillimeve dramatike të shkaktuara nga sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës", ndaj kërkohej që të mos përsëriten ngjarje të tilla, pra që Jazexhi të mos lejohet të thotë mendimin e tij në televizion.
I ftuar në MCN TV, Jazexhi ka reaguar për këtë qëndrim të AMA, duke thënë se ky institucion "nuk toleron mendimin e lirë".
"Reagimi ka ardhur nga drejtori i AMA-s, Arben Muka, i trajnuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Taktikat që përdorte Sigurimi i Shtetit. Nuk e tolerojnë mendimin e lirë dhe të pavarur si puna ime. Ndryshe nga Arben Muka që është i ftuar nga radio 'Ejani' në Kinë dhe e reklamon në faqen e tij regjimin kinez, unë jam ai person që nuk bëj kompromis me të vërtetën. I kam treguar atë që regjimi kinez ka bërë me ujguruët, edhe pse u sulmova nga Partia Komuniste Kineze. Sulmi më bën të ndihem mirë sepse gjërat që kam thënë kanë thyer propagandën që bëhet mbi Ukrainën. AMA-n, Arben Mukën, regjimin e Rilindjes, Ambasadat, i ka shqetësuar. Ashtu siç kam sfiduar Partinë Komuniste Kineze ashtu sfidoj edhe AMA-n, që nëse gjërat që them janë të pavërteta të dalin në debat televiziv dhe të më mundin. Organizmat amerikanë kontrollojnë mediat, nga Departamenti i Gazetarisë me AMA-n.
Dua ta falenderoj MCN-në dhe Ylli Rakipin që më ftuan. Unë e dija që ato gjëra që po thoja ishin të rënda, sepse të thuash të vërtetën dhe të thyesh propagandën e regjimeve dhe qarqeve të caktuara është e vështirë. Unë kam dënuar dhunën që qeveria sorosite e Zelensky-t që ka bërë ndaj popullsisë rusofone. Kam thënë që ndërhyrja e Rusisë ka ardhur për demokratizimin e vendit. Ndryshe nga z. Arben Muka dhe gjuha që përdori kundër meje, unë jam ekspert dhe profesor i historisë së Rusisë, nuk jam propagandues si Arben Muka. E di që gjërat që them krijojnë pakënaqësi në disa organizata të huaja, por kam vetëm një mik të vërtetën. Do t’i apeloj Mukës që nëse di gjëra të vërteta, e ftoj në një debat televiziv. Në Shqipëri ka cenim të demokracisë sidomos nga regjimi i Rilindjes së Ramës. AMA është kryer në institucion gjobëvënës që gjëmon edhe portalet”, tha Jazexhi.
Emisionin e plotë "Të Paekspozuarit", ku merrte pjesë edhe Jazexhi mund ta ndiqni duke klikuar këtu!