AKTUALITET, 3 Mars 2022, 16:17

Nisin bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas! Zbulohen tri pikat që përmban axhenda

Nisin bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas! Zbulohen tri pikat që

Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë nisur. Mësohet se vendi ku është mbledhur tryeza ndodhet në kufirin e Ukrainës, megjithatë nuk dihen shumë detaje.

Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur delegacionin ukrainas hyn në një sallë konferencash ku ishte ulur delegacioni rus.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, gjithashtu shkroi në Twitter:

"Nisën bisedimet me përfaqësuesit rusë. Çështjet kryesore në axhendë:

1.Ndalimi i menjëhershëm bombardimeve
2.Armëpushimi
3Korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat/qytetet e shkatërruara apo të granatuara vazhdimisht”.