TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe duke akuzuar Federatën Ruse për përfshirje në akte që përbëjnë krime lufte, duke shtuar se forcat ruse në Ukrainë kanë kryer “shkelje të hapur” të të drejtave të njeriut.
“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë faktin se trupat ruse që luftojnë në Ukrainë kryejnë shkeljet dhe abuzimet më flagrante të të drejtave të njeriut, duke u përfshirë në mënyrë sistematike në akte që qartazi përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha Dzhaparova.
“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet dhe fshatrat e atdheut tim, duke synuar zonat e banuara, shkollat, jetimoret, spitalet, kishat, muzetë, kullat televizive, sheshet qendrore dhe infrastrukturën kritike”, shtoi ajo.