AKTUALITET, 3 Mars 2022, 15:08

Kryente vepra të turpshme ndaj një minoreneje, arrestohet 32-vjeçari në Bulqizë

Kryente vepra të turpshme ndaj një minoreneje, arrestohet

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 32-vjeçar. Sipas uniformave blu është prangosur F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. I riu dyshohet se ka kryer vepra  të turpshme ndaj një shtetase minorene.

“Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer vepra  të turpshme ndaj një shtetase minorene.

Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale“Veprime të turpshme”, thuhet në njoftimin e policisë.