TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë sekuestruar mbi 44 kg marijuanë në Greqi dhe është arrestuar një shqiptar dhe dy maqedonas.
Operacioni është ndërmarrë nga DEA amerikane me seli në Athinë, në bashkëpunim me Policinë e Kilkisit.
Në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi janë sekuestruar, duke u futur brenda territorit grek, dy çanta që përmbanin 40 pako me 44 kg e 122 gram marijuanë.
Për ngarkesën e drogës u arrestuan dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, 41 dhe 45 vjeç.
Operacioni vijoi në Selanik, ku u arrestua shqiptari 40 vjeç, i cili priste lëndën narkotike.
Atij iu sekuestruan edhe 2400 euro, që do i paguante për transportin e drogës deri në Selanik.