TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, përsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë se “nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre i përkasin familjes evropiane”.
Von Der Leyen tha se blloku mund t’u sigurojë refugjatëve ukrainas mbrojtje, qëndrim, qasje në punë dhe strehim, duke shtuar se “nuk është vetëm një akt dhembshurie në kohë lufte, por është edhe detyra jonë si evropianë”.
Të paktën një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina gjatë javës që nga fillimi i pushtimit.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis, Von Der Leyen njoftoi krijimin e një “qendre të mbrojtjes civile për Ukrainën” me bazë në Rumani për të ndihmuar.
Ajo gjithashtu foli për radhët e gjata të njerëzve në kufirin polak duke thënë se ata “kanë nxjerrë udhëzime për menaxhimin e kufirit. Kjo është për të thjeshtuar formalitetet në kufi dhe për t’u mundësuar njerëzve që të marrin një strehë më shpejt.”
Von der Leyen tha se “ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t’u përballur me pasojat e kësaj lufte” dhe “do të shpërndajmë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare. Ndërsa ne duhet të përgatitemi për pasojat shkatërruese të kësaj lufte mizore.”
Për sanksionet: Ajo deklaroi se “qëllimi i BE-së është të ndërpresë kapacitetin e Kremlinit për të luftuar fqinjët e tij dhe paralajmëroi për “hapa shtesë nëse situata përkeqësohet në terren”.
BE-ja po përgatit “hakmarrje” ndaj Rusisë, duke punuar për të diversifikuar furnizimet e saj me energji, tha ajo. Von der Leyen njoftoi gjithashtu planet për të lidhur Ukrainën me rrjetin evropian të energjisë elektrike. “Ne jemi në këtë së bashku dhe do ta shoqërojmë Ukrainën në këtë proces me vendosmëri, unitet dhe solidaritet.”