AKTUALITET, 3 Mars 2022, 14:44

Biseda 90-minutëshe/ Putin ia bën të qartë Macronit: Çmilitarizimi i Ukrainës do të arrihet. Nëse Kievi vonon negociatat…

Biseda 90-minutëshe/ Putin ia bën të qartë Macronit:

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron të enjten se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, “çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral do të arrihen”, ka konfirmuar Kremlini.

Dy presidentët biseduan sot për 90 minuta në telefon, konfirmoi pallati presidencial francez.

Ndërkohë, BBC shkruan se Putin i ka bërë të qartë Macronit se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e listës me kërkesa të Moskës.