AKTUALITET, 3 Mars 2022, 17:13

Delegacioni rus dhe ai ukrainas në raundin e dytë të bisedimeve/ Zelensky: Kurrë nuk do t’iu dorëzohem rusëve. Do të qëndrojmë në këmbë deri në fund

Delegacioni rus dhe ai ukrainas në raundin e dytë të bisedimeve/

Delegacioni rus dhe ai ukrainas kanë nisur raundin e dytë të bisedimeve.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cili deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, duke i dërguar në këtë mënyrë edhe një mesazh presidentit rus Vladimir Putin.

Teksa e ka cilësuar situatën e luftës dramatike, Zelensky tha se tashmë koha për ta ka ndalur.
“Ne mbrojmë lirinë dhe vendin tonë. Unë kurrë nuk do t’i dorëzohem rusëve. Koha ka ndaluar për ne. Do të qëndrojmë në këmbë deri në fund”, tha ai.


Referuar bombardimeve, ai gjithashtu i bën thirrje edhe faktorit ndërkombëtar: “Rusët po bombardojnë civilët. Nëse nuk ndalen tani, sa mendoni se do të zgjasim? Deri kur do të durojmë?”.