AKTUALITET, 12 Shtator 2024, 13:03

'Partizani', merret i pandehur edhe Xhimi Begeja, ja akuza që iu komunikua nga SPAK

'Partizani', merret i pandehur edhe Xhimi Begeja, ja akuza që iu

Një tjetër person është marrë i pandehur në lidhje me dosjen Partizani. Bëhet fjalë për shtetasin Xhimi Begeja, të cilit SPAK i ka komunikuar akuzën e pastrimit të parave.

Xhimi Begeja është një nga trashëgimtarët e tokës.

Sot më herët është marrë i pandehur për të njëjtën çështje edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Ditën e djeshme më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku u mor i pandehur për korrupsion pasiv.

Po ashtu edhe dhëndri i rij Jamarbër Malltezi, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.