TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka vendosur në pranga një shqiptar i cili po kalonte kufirin midis Zvicrës dhe Italisë duke transportuar me vete lëndë narkotike të llojit kokainë.
Ai është pikasur nga efektivët italianë të cilët i gjetën atij 850 gramë kokainë, e paketuar në qeset e ushqimeve që bartte me vete.
Shqiptari u ndalua nga Agjencia Doganore të Ponte Chiassos të cilët kontrolluan makinën me të cilën udhëtonte shqiptari. Droga e kapur nga policia italiane ishte e paketuar në katër qese ushqimore, shkruajnë mediat italiane.

Përveç sasisë së kokainës, policia gjeti në makinën e shqiptarit edhe rreth 2 mijë euro para të gatshme. Policia sekuestroi drogën, paratë dhe makinën e shqiptarit. Ndaj tij është hapur një hetim dhe pritet të dal para drejtësisë italiane për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.
