AKTUALITET, 13 Prill 2022, 13:17

Kriza e naftës, a do ndryshojë çmimi i biletave të urbanëve? Ministrja Balluku tregon vendimin e marrë sot nga Qeveria

Kriza e naftës, a do ndryshojë çmimi i biletave të

Ditët në vijim shoqëritë e transportit do të nisin të marrin kompensimin 100 lekë për litër nafte.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha sot se me miratimin nga qeveria sot të pr/vendimit për përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, do të ruhet i pandryshuar çmimi i biletës, pra nuk do të lejohet rritja e çmimit të biletës për qytetarët. 

Miratuam Projektvendimin për përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë.

Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, si ne po e menaxhojmë përmes bordit të transparencës për qytetarët pjesë e paketës së rezistencës ka të bëjë dhe kompensimin me 100 lekë për litër për çdo subjekt.

Sot përmes këtij projekt akti i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit nga gjithë njësitë përfshira për të nisur menjëherë kompensimin për tre muaj të transportit urban që parashikon shpenzimet në mars prill dhe maj.

Shifrat sa i përket përdorimit të transportit urban janë të rëndësishme, qeveria po mundohet të ruajë çmimin e biletës, në s’do i lejojmë të kenë rritje të biletës.

Po këto janë thjesht masa afatshkurtra ne po mendojmë dhe zgjidhje afatgjata, për një foltë të re hibride apo dhe elektrike duke lënë mënjanë përdorimin e naftës duke nxitur qytetaret të përdorin sa më shumë transportin urban dhe sa më pak automjetet private.