AKTUALITET, 13 Prill 2022, 14:31

Zyrtare nga Bordi i Transparencës: Ja sa do të jetë çmimi i karburantit sot

Zyrtare nga Bordi i Transparencës: Ja sa do të jetë çmimi

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas njoftimit të fundit, një litër naftë me pakicë do të kushtojë 226 Lekë, ndërsa benzina 209 lekë. I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili do të kushtojë sërish 115 Lekë /litri.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 13 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 13.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

197 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 13.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

209 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 13.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.