AKTUALITET, 13 Prill 2022, 17:38

Më shumë se katër vite në detyrë/ Lirohet prefekti i Qarkut të Korçës, kush e zëvendëson (EMRI)

Më shumë se katër vite në detyrë/ Lirohet prefekti i

Dhori Spirollari është liruar nga posti i prefektit të Qarkut të Korçës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në vend të Spirollarit, në këtë post është emëruar Nertil Jole.

Spirollari mbante postin e prefektit që prej nëntorit të vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama ndryshoi të gjithë drejtuesit e prefektuarve në vend.

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
 2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.