AKTUALITET, 13 Prill 2022, 17:47

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje

Një zjarr, i cili dyshohet i qëllimshëm, ka përfshirë një sipërfaqe me dushk në njësinë administrative të Dardhasit, në Pogradec.

Zjarri është shfaqur rreth mesditës së kësaj të mërkure dhe vijon të jetë ende aktiv në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në zonë kanë shkuar punonjës shërbimi të njësisë, të cilët po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për këtë zjarrvënie.