AKTUALITET, 13 Prill 2022, 13:37

A do të shkrihet Komiteti Teknik i Ekspertëve? Ja çfarë paralajmëron Ogerta Manastirliu

A do të shkrihet Komiteti Teknik i Ekspertëve? Ja çfarë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Komiteti Teknik i Eksperteve nuk do të shkrihet, pavarësisht situatës së qetë epidemiologjike në vend.

Ministrja theksoi se Komiteti do të jetë në gatishmëri deri sa pandemia të deklarohet endemi. 

Pyetje: Kur do të shkrihet komiteti teknik i ekspertëve?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve jo vetëm që s’ka plan të shpërbëhet por ka vijuar siç ka bërë përgjatë dy viteve pandemi të vlerësojë situatën epidemiologjike, paraqitet e qetë nuk kemi situatë me rritje të rasteve apo në spitale por duhet të dimë virusi ende vijon, fakti që vijojmë me vaksinimet e kemi rritje të mbulesës tregon për efektet e efikasitetit të vaksinave, mos harrojmë që variantet e reja që qarkullojnë në Evropë kanë sjellë rritje të rasteve dhe komiteti do të vijojë punën për të marrë masa përkatëse kur të kemi sinjalizim apo dinamikë të re të situatës epidemiologjike.

Kemi mësuar që armiku i padukshëm është i paqëndrueshëm sikurse kemi ende shumë të panjohura.

Ne ende kemi disa protokolle që duhet ti zbatojmë, nuk kanë rënë pavarësisht situatës së rasteve, do të jemi në gjendje gatishmërie deri kur pandemia të kthehet në endemi.