AKTUALITET, 13 Prill 2022, 15:13

Përplasen dy makina në aksin Laç-Mamurras, katër të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Përplasen dy makina në aksin Laç-Mamurras, katër të

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Nga aksidenti kanë mbetur të  plagosur katër persona, nga të cilët dy janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.

Njëri nga dy të lënduarit që u dërguan në Tiranë është në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.