TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas debateve të ashpra mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës sot pasdite pritet të mblidhet Komisioni i Rithemelimit.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa gjatë mesditës në ambientet e slisë blu ka shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kujtojmë se një ditë më parë ka pasur debate të shpra mes ish-kryeministrit Berisha, i cili akuzoi Alibeajn për padinë ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu 11 prillin.
Ndërkohë Alibeaj dhe Gazment Bardhi i qëndrojnë mendimit që Berisha nuk mund të kthehet në Grupin e PD-së, për shkak se është person “non grata”.
Kjo ndarje pengoi arritjen e një konsensusi për përbashkimin e demokratëve. Pas disa formulave të propozuara, Alibeaj kërkoi që secili deputet t’i paraqesë propozimet me shkrim dhe të diskutohen sërish.