TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është diskutuar për zgjedhjet e pjesshme lokale dhe humbjen e thellë të opozitës, veçanërisht të PD-së.
Në emision u diskutua edhe për rolin e faktorit ndërkombëar dhe pozicionin e tyre. Sipas Sejaminit, amerikanët janë duke e përdorur Bashën, për të çuar deri në fund aktet e tyre, në këtë rast shpalljen non-grata të Berishës dhe largimin e tij nga jeta politike.
Sejamini deklaroi se amerikanët nuk e kanë menduar që Berisha do të niste një lëvizje, por do të largohej pas shpalljes non-grata, llogari që rezultoi e gabuar.
"Amerikanët do të donin të ndikonin jetën e brenshme politike. Në Shqipëri e bëjnë sepse ne ja kemi dhënë mundësi, politika dhe elita. Habia që po shfaqim, është pak hipokrite sepse është pushtet që i kemi dhënë ne.
Përcaktimi publik i Berishës, ka patur arsye strategjike, reforma në drejtësi që kishte ngecur dhe nuk merrej me njerëz të fuqishëm. E dyta, Berisha kishte gjuhë të ashpër politike. E treta, Amerikanët ishin të garantuar që Berisha nuk do të bënte asgjë. E di për fakt, që amerikanët kanë menduar se Berisha nuk do të bëjë asgjë.
Që nga ky moment, çdo veprim që është bërë, është bërë për të justifikuar këtë vendim. Ne po i kërkojmë burokracisë amerikane të rishikojë një gjë që nuk do të ndodhë.
SHBA-të nuk e mbështesin zotin Basha. Për disa arsye të marrëdhënieve të tij, e kanë kollaj t’i bëjnë presion zotit Basha. SHBA-të po e përdorin Bashën për të mbrojtur vendimin për përcaktimin e zotit Berisha. Zoti Basha nuk shkon dot në Departamentin e Shtetit", tha ndër të tjera Sejamini.