TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PD mori një rezultat dërrmues.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shehaj tha se është një gabim, që Bashën ta quash të çmendur, sepse ai po bën të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, kryesisht të kundërtën e asaj që duan votuesit.
"Basha ka bërë të kundërtën e asaj që duhet të bëjë një politikan, që është të dëgjojë elektoratin. Një politikan që bën të kundërtën e asaj që duan mbështetësit e tij, do të humbaë dhe do të shkojë më keq gjithmonë.
Kjo duhet të jetë leksion për të gjithë ne, që duke bërë të kundërtën e asaj që duan votuesit, mbërrijmë këtu.
Do të jetë drejtimi ynë edhe për të ardhmen. Na takon ne të ndërtojmë të ardhmen e opozitës. Çdo vendim që marrim duhet ta marrim parasysh se cfarë do elektorati, një politikë ndryshe, një ndryshim.
Basha nuk është i çmendur. Jemi ne të cmendur që mendojmë se është i çmendur. Basha po bën të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë", tha Shehaj.