TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lajmet e fundit, se një numër i madh deputetësh, që deri më tani e kanë mbështetur, janë rebeluar kundër Lulzim Bashës , duke i kërkuar sy më sy dorëheqjen, e kanë bërë gazetarin Andi Bejtja ti ironizojë ata deri në cinizëm. Basha pësoi një disfatë të thellë në 6 mars duke e degraduar PD në vend të tretë dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai deklaroi se nuk ka pësuar asnjë disfatë.
Kjo i bëri mbështetësit e tij ta godasin fort. Por Bejtja është zhgënjyer me ata që u zhgënjyen kaq vonë nga Basha:
“Tronditja me e madhe nuk eshte kjo tronditja e ketyre deputeteve qe jane shokuar nga humbja e Bashes qe ndoqen ne 6 Mars, por fakti se si mund te kete njerez qe kane hyre ne politike dhe paskan patur shprese se Bashizmi mund te dale fitimtar ne ndonje gare sidomos pas perjashtimit te Berishes..me thene te drejten kujtoja se benin gjasme..” ka shkruar ai në Facebook.