TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi rezultatin e zgjedhjeve më 6 mars.
Berisha theksoi se Lul Brava nuk ka as mbështetës e as kockë politike. Ai shtoi se Yuri Kim me çdo gjë që thotë, nuk bën tjetër gjë, përpos se ndihmon Edi Ramën.
“Mbështetësit e Bashës të bashkohen me ne, në zgjedhje edhe pragun nuk e kapin. Rikthimi im ndodhi, për shkak të arsyeve të veçanta. Nëse nuk e duan Sali Berishën, të urdhërojnë e të votojnë kundër.
Unë kam problem me Yuri Kim, ofendimin që iu ka bërë shqiptarëve për barin, do doja t’ju kërkojë ndjesë shqiptarëve për atë që ka thënë. Lul Brava nuk ka as mbështetës dhe as kockë politike. Yuri Kim bën gjithçka për Ramën”, u shpreh Berisha.